E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 12-të e protestave në Turqi, policia forcë mbi Taksim-in (FOTO)

policia-aaaTurqi- Policia turke kundër trazirave kanë lëvizur në Sheshin Taksim të Stambollit, i cili ka qenë i pushtuar nga protestuesit antiqeveritarë për afër dy javësh.

Zyrtarët hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke çuar shumë protestues të largohen nga sheshi në ‘Gezi Park’-un fqinj, ku shumica kanë ngritur kampe.

Disa aktivistë u përgjigjen duke hedhur fishekzjarre, bomba zjarri dhe gurë ndaj policisë.

Trazirat filluan pas një goditjeje të policisë në një proteste mbi ‘Gezi Park’.

Protestat pastaj u zgjeruan, me demonstruesit që akuzonin qeverinë e zotit Erdogan për t’u bërë gjithnjë e më autoritare dhe duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.

Vërshimi në shesh nga policia vjen pasi kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ra dakord të takohet me organizatorët e protestës të mërkurën.

policia-turke

Mbështetur nga automjetet e blinduara, efektivët veshën helmeta dhe mburoja dhe u mblodhën rreth sheshit herët të martën para se të lëvizin barrikadat e ngritura nga protestuesit.

Ata hoqën parullat e protestuesve, që ishin varur në një ndërtesë me pamje nga sheshi.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu tha se policia nuk kishte ndërmend të thyente protestën në ‘Gezi Park’.

“Qëllimi ynë është për të hequr shenjat dhe fotot në statujën

policia-turke2

Ataturk dhe Qendrën Kulturore Ataturk. Ne nuk kemi asnjë qëllim tjetër”,- shkroi ai në Twitter. “Gezi Park dhe Taksim nuk do të preket.”

Lowen Mark i BBC-së, i cili është në shesh, thotë se kjo ishte një shfaqje e qëllimshme e forcës që mund të rrezikojë bisedimet e së mërkurës.

Demonstratat janë tani në ditën e tyre të 12-të. Trazirat u ndezën pasi policia u zhvendos për të shtypur protestat mjedisore mbi rizhvillimin e ‘Gezi Park’ më 31 maj.

Tre njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 5.000 janë plagosur që kur filluan protestat.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›