E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: Do largohem nga Shqipëria. Shpresoj që zgjedhjet të mos cënohen

TIRANË-Ambasadori i OSBE në vendin tonë, z Eugen Wollfarth u shpreh sot pas interesimit të mediave mbi largimin e anëtarit të KQZ, z Denar Biba, mbi largimin e tij personalisht si perfaqesues i OSBE nga Shqipëria si dhe theksoi edhe një apel për politikën shqiptare mbi zgjedhjet e 23 Qershorit.

Z Denar Biba dha dorëheqjen, cili është mendimi juaj mbi këtë zgjedhje të Bibës?
Shpresoja që KQZ të punonte me stabilitetin më të madh, siç e ka pasur deri tani. Unë do doja të theksoja se kam respekt për z Biba dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka kontribuar ndjeshëm për krijimin e një atmosfere konstruktive për krijimin e në klime teknike për procesin zgjedhor. Përshëndes atë dhe anëtarë të tjerë dhe jam i sigurt se do na marrë malli për të. Dhe unë jam i bindur dhe shpresoj të ketë një të ardhme të mirë profesionale në të ardhmen sepse ai e meriton.

A do largoheni nga Shqipëria, nuk do të jeni më ambasador i OSBE në Shqipëri?
Po e di, një nga gazetat kryesore ka pasur një artikull sot dhe është i vërtetë. Unë jam diplomat gjerman, kam 3 vjet këtu dhe zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, më ka ofruar një post shumë të mirë që asnjë diplomat në fakt nuk do e mohonte dhe unë e kam pranuar dhe se lëvizja bëhet brenda këtij viti.
Unë do doja të theksoja se do të rri edhe për zgjedhjet. Ndoshta ka nevojë për një sqarim se ka pasur dhe orientime ç’orinetuese se nuk jam unë që shkruaj raportin e ODIHR, duhet të jetë e qartë për të gjithë që vëzhguesit e ODIHR raportojnë dhe shkruajnë raportin. Ata janë me mandat të caktuar. Kjo është puna e tyre, por do ecë krah për krah me mandatin tonë dhe do jetë në shërbim të popullit shqiptar.

A do cënohen zgjedhjet?
Shpresoj shumë që të mos cënohen. Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzisht që të punojnë qoftë në KQZ, qoftë në KZAZ, Shqipëria të bëjë më të mirën e saj dhe të ndajë politikën nga organe apolitike siç është KQZ. Është kënaqësi në fakt më pëlqen të punoj me popullin shqiptar që meritojnë të punojnë në një vend dinjitoz.

A do dëmtojë largimi i Bibës nga KQZ?
Jam i sigurt që do të ketë një pasardhës dhe do të jetë profesional, por KQZ të veprojë e pavarurur apolitike.

Mesa kuptoj kjo ka qenë tradita e KQZ, është shumë e rëndësishme që të ketë dialog të ketë konsensus për të mirën e popullit shqiptar. Shpresoj që 23 Qershori të sjellë, një lloj qartësie dhe të lemë pas kohën kur Shqipëria ngecte në ato diskutimet e saj të brendshme. Dhe kjo përpjekje për reformën e axhendave kërkon dhe trajtimin e luftës kundër kriminalitetit siç është ajo për trafikun e qenieve njerëzore, që po diskutojmë sot në seminar.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera  Jep dorëheqjen nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›