Wollfarth: Respektoj dorëheqjen e Bibës. Largohem nga Shqipëria këtë vit
Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka përshëndetur sot dorëheqjen e zv.kryetarit të KQZ-së Denar Biba, ndërsa ka kërkuar më shumë dialog sa u përket zgjedhjeve.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, pas një takimi mbi luftën e trafikimit të qenieve njerëzore ai u shpreh se shpreson që largimi i Bibës të mos cënojë zgjedhjet, ndërsa u shpreh se në Shqipëri ka burime të mjaftueshme për të punuar në KQZ apo KZAZ.
Kam respekt për zotin Biba dhe vendimin e tj. Për mendimin tim ai ka kontribuar për krijmin e një atmosfere konstruktive për përgatittjen teknike të zgjedhjeve të qershorit. Do doja ta përgëzoja atë dhe anëtarët e KQZ-së për punë e bërë dhe jam i sigurt që do të na marrë malli për të. Shpresoj që të ketë një të ardhme profesionale të cilën e meriton,- tha Wollfarth.
Po sot ambasadori ka konfirmuar se do të largohet nga prezenca e OSBE-sënë Shqipëri. Ai u shpreh se i është ofruar një post më i mirë në Gjermani dhe në vendin tonë do të qëndrojë deri pas zgjedhjeve.
Ministria e Jashtme Gjermane më ka ofruar një post të mirë që shumë diplomatë do e pranonin dhe unë e kam pranuar. Kjo lëvizje bëhet brenda këtij viti, megjithatë do doja të thoja se unë kam ndërmend të rri edhe për zgjedhjet. Ndoshta ka nevojë edhe për një sqarim, nuk jam unë që shkruaj raportime e ODHIR-it. Misioni i vëzhgimit është misioni që vëzhgon dhe ata kanë një mandat të ndarë nga OSBE-ja. Kjo do të jetë punë e tyre që ecën përkrah mandatit tonë,- tha Wollfarth.
Në përfundim ai u shpreh se shpreson që të ketë një dialog më konstruktiv në politikë, i cili sipas tij do të shërbejë për integrimin evropian.
Ndërkohë në konferencën e zhvilluar sot ambasadori ka kërkuar më shuumë koordinim sa i përket lufës së trafikut të qënieve njerëzore, ndërsa u shreh se duhet të bëhet konfiskimi i pasurive të vëna nga ky krim.
Ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth ka vënë theksin në punën e madhe që duhet të bëhet për reduktimin e aktiviteteve kriminale. Sipas tij, trafiku i qënieve njerëzore është një krim shumë i rëndë dhe për këtë duhet të bëhet një luftë e mirë koordinuar. Sipas ambasadorit, kriza ekonomike sjell rritjen e këtij trafiku.
Trafikimi i njerëzve është një krim shumë i rëndë dhe u shkakton shumë dëme qenieve njerëzore. Ai përbën kërcënim për sigurinë dhe kapërcen kufijtë dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe përbën kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe Europën. Kjo kërkon reagim të përbashkët. Parashikoj se do kemi rritje të trafikimit të qënieve njerëzore duke pasur parasysh dhe rritjen e krizës ekonomike,- tha ai.