E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: PS të votojë ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative

30-09-2011 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth u shpreh sot se faktorët politikë duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të miratohet ligji për Gjykatën Administrative sa më parë pasi kjo është një prej pikave që përshpejton procesin e integrimit të vendit. “Integrimi në BE lidhet ngushtës me krijimin e Gjykatës Administrative. Integrimi në BE është një nga qëllimet kyçe për Shqipërinë, mendoj se është e rëndësishme të zgjidhet çështja e Gjykatës Administrative. Është e rëndësishme gjithashtu të punohet duke respektuar ligjet e standardet për të përmirësuar situatën e luftës kundër korrupsionit dhe për të pasur gjithmonë procese transparente. P.sh tenderat publik janë një shembull i mirë në këtë rast, apo lejet e ndërtimit, koncesionet”- u shpreh Wollfarth. Gjykata Administrative ka mbetur peng i 84 votave. Ndërkohë që opozita ka deklaruar se nuk do të votojë ligjet që kërkojnë 3/5 pa miratuar më parë paktin me 10 pika të propozuara nga kryesocialisti Edi Rama. Në tre seanca plenare që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste është bërë palë bllokuese e ligjeve me shumicë të cilësuar, mes tyre edhe ligji për ngritjen e Gjykatës Administrative.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›