Dhuna ndaj ish-punonjëseve, Këshilltarët PS: Të mblidhet Këshilli Bashkiak
TIRANË- Këshilltarët socialsitë në Bashkinë e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat kanë kërkuar sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili sipas tyre ka dy muaj që nuk mblidhet në shkelje të hapur të ligjit. Po sipas tyre, në këtë mbledhje duhet diskutuar edhe për dhunën e ushtruar ndaj dy ish-punonjëseve të administratës tatimore në Bashki.
“Në emër të interesit publik denoncon edhe njëherë faktin e mosthirrjes së mbledhjes së këshillit bashkiak të kërkuar nga ana jonë për një rast shumë të rëndë, si dhunimi i dy zonjave në zyrat e shtetit. Nuk do të reshtim të themi se ky është një akt i rëndë dhe i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e djathtë e të majtë. Ka dy muaj që këshilli nuk mblidhet as në takimin e radëhs, duke shkelur ligjin dhe rregulloren, sepse organizatorët kanë frikë të diskutojnë për cështje madheore që shqetësojnë gjithë opinionin publik. I bëjmë thirrje drejtësisë t’i shkojë deri në fund kësaj cështje”, thuhet në deklaratën e tyre.
(m.a/BalkanWeb)