OSBE: Zgjedhjet nën “lupën” tonë

Pas takimit, Lenarçiç, i cili ndodhet në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet, u shpreh se këto votime janp mjaft të rëndësishme për Shqipërinë.
“Jemi koshient për rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, prandaj jemi këtu të shumtë në numër. Kemi rreth 300 vëzhgues dhe bashkëpunëtorë në të gjithë vendin, të cilët vijnë si një plus për ekipin që ndodhet tashmë në një periudhë afatgjatë në Shqipëri, i cili është i ndarë në ekipin specialist dhe vëzhguesit afatgjatë”, është shprehur ai.
Lenarçiç bëri të ditur se të martën do të dalë deklarata paraprake për këtë proces zgjedhor. “I kemi kushtuar shumë vëmendje vëzhgimit të procesit deri në këto momente. Koordinimi akoma nuk është përqendruar në fazat në vazhdim, të cilat do të jenë votimi, numërimi dhe publikimi i rezultateve. Të martën do të paraqesim për publikun të dhënat paraprake dhe deklaratën paraprake për procesin e votimit’, vijoi ai.
Më tej, zyrtari i lartë i OSBE/ ODIHR tha se “qëllimi i këtij vlerësimi nuk është që të japim një gjykim. Qëllimi është që të japim një vlerësim objektiv të këtij procesi, në mënyrë që të punohet me rekomandimet e këtij komisioni në të ardhmen, në mënyrë që procesi elektoral në këtë vend të përmirësohet akoma më tepër. Ne kërkojmë që t'i japim edhe një sens ambicieve të Shqipërisë”. /S.Ll/Start/
2011-05-08 11:53