E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Të votojmë si qytetarë evropianë

“Sot është një ditë e bukur, një ditë me diell. Unë jam e sigurt se kjo ditë e votimeve për qeverisjen lokale do të jetë një ditë feste”, tha Topalli.

Ajo u shpreh e kënaqur me organizimin e shkëlqyer që konstatoi në qendrën e votimit, duke shtuar se “jam e sigurt që këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të mira, ku qytetarët kudo, jo vetëm në Shkodër, por në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari, do të votojnë si evropianë dhe sot ato kanë ditën e tyre për të votuar për atë që do të jetë kryetari i tyre i bashkisë më i miri, ai që mendon për qytetin dhe qytetarët”.

Zonja Topalli kërkoi nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë që të marrin pjesë masivisht në votime, si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-08 12:11
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›