Incident ne komunen Dropull i Poshtem kercenohen komisioneret
Dropull i Poshtem kercenohen komisioneret
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut denoncoi incidenet e ndodhura sot ne komunen Dropull i Poshtem ne Korce.
Zyra e shtypit e PBDNJ-se beri te ditur se kandidati per kryetar komune ne komunen Dropulli i Poshtem i Partise MEGA ka hyre ne qendren e votimit me nr QV 4269 ne fshatin Dervican duke kercenuar komisioneret. Gjithashtu PBDNJ ben te ditur se komisioneret e Partise Demokratike nuk pranojne te mbajne protokoll per incidentin e ndodhur.
Korce komisioneret e LSI-se bllokojne procesin ne 10 qendra
Ne qarkun e Korces ka pasur probleme ne disa qendra votimi te komunave.
1000
Mberrijne me helikopter kutite e votimit te demtuara ne qytetin e Pogradecit. Nderkohe meoshet se ne nente qendra votimi ku nuk ishin paraqitur komisioneret e LSI-se ata jane zevendesuar dhe ka nisur votimi nderkohe qe ne nje qender votimi ende nuk ka zevendesim.
Gazetarja Lindita Mollaj raporton se ne 10 qendra votimi eshte pezulluar sepse nuk jane paraqitur komisioneret e LSI-se. Ne komunen Moglice eshte denoncuar fakti i shtimit fiktiv te listave te votimeve nderkohe qe lista perfundimtare nuk kishte firmen e kryetarit. Si rrjedhoje ka pasur nje procedim penal per kreun e komunes.
Nderkohe Mollaj raporton se ne Pogradec jane tre qendra te mbyllura dhe nuk jane hapur. Ne njeren prej tyre eshte ngaterruar kutia e keshilltareve ndersa ne dy qendrat e tjera kutite kane ardhur te demtuara nga transporti.
Ne total jane 16 qendra votimi te pahapura 10 ne Erseke 3 ne Korce dhe tre ne Pogradec.
Redaksia Online