Shefi i ODIHR tek Topi: Zgjedhjet, hap vendimtar drejt BE

Topi vlerësoi angazhimin dhe punën e pakursyer të ODIHR-it me dërgimin e një misioni të gjerë vëzhgimi, për të ndihmuar jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zgjedhjeve të 8 majit, por edhe në realizimin me sukses të tyre.
“Përfundimi i zgjedhjeve sipas rregullave ligjore e brenda standardeve demokratike, e sidomos pa incidente, mbetet me mjaft rëndësi për të ardhmen e vendit dhe të shtetasve shqiptarë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore.” u shpreh Topi.
Duke ritheksuar rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për të përcaktuar përfaqësuesit e rinj të organeve drejtuese të pushtetit vendor, Topi tha se me këto votimet do të “hedhim një hap vendimtar e cilësor në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian”. Kreu i Shtetit shprehu besimin se shqiptarët do të dinë të tregojnë aftësinë dhe maturinë në realizimin e zgjedhjeve të drejta, korrekte e të ndershme.
Nga ana e tij, Lenarçiç, vlerësoi maturinë, rolin e rëndësishëm e konstruktiv të Kreut të Shtetit shqiptar edhe gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor, duke informuar gjithashtu për punën konkrete dhe monitorimet që do të vijojë të kryejë misioni i vëzhguesve në rang vendi.
Ai bëri të ditur se ODIHR-i do të dalë në përfundim të këtyre zgjedhjeve vendore. “Kodi Zgjedhor përbën një themel të kompletuar teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, porse ajo që nevojitet më së shumti është angazhimi i partive politike për të respektuar qëllimin e ligjit”, shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i ODIHR-it ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen integruese evropiane të Shqipërisë. /S.Ll/Start/
2011-05-08 12:54