OSBE: dënon dhunën, inkurajon dialogun
VILNIUS- Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Audronius Azubalis dënon incidentet e dhunshme dhe inkurajon dialogun në Kosovë.
“Veprimet e tilla rrisin tensionet dhe dobësojnë frymën e bashkëpunimit që është e domosdoshme për progres” ka thënë Azubalis duke apeluar për qetësi dhe "thërras të gjitha palët që të punojnë me KFOR-in dhe EULEX-in që të kthejnë ambientin e qetë dhe të sigurt“, ka thënë Azubalis përmes një deklarate për shtyp.
“OSBE i thërret të dy palët që t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Vetëm përmes dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve të rëndomtë. OSBE mbështet partnerët e vet ndërkombëtar, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë punën e vet të rëndësishme për të promovuar pajtimin mes të gjitha komuniteteve”, citohet të ketë thënë Azubalis. Ngjarjet e fundit në Kosovë janë diskutuar sot në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.
(s.g/rel/BalkanWeb)