E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Përgjegjësit e trazirave në veri para ligjit

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se do të fillojë hetimi në lidhje me trazirat e shkaktuara, në veri të Kosovës.

Këto deklarata ministri kosovar i bëri për mediat serbe, ku pohoi se njësia rajonale e policisë do të kryejë hetimet e domosdoshme për ë nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për djegien e pikave kufitare në veri.

Rexhepi e vlerësoi situatën në veri të tencionuar ndërkohë që sqaroi se KFOR, sëbashku me policinë e Kosovës dhe EULEX-in. po përpiqet që të qetësojë situatën në mënyrë që të vendoset ligji dhe qytetarëve tu kthehet jeta normale.

Ministri kosovar theksoi se policia është e gatshme të reagojë, për sa kohë situata e kërkon një gjë të tillë.
(e.m/BalkanWeb)

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se do të fillojë hetimi në lidhje me djegien e pikës kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

Këto deklarata ministri kosovar i bëri për mediat serbe, ku pohoi se njësia rajonale e policisë do të kryejë hetimet e domosdoshme për ë nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për djegien e pikave kufitare në veri.

Rexhepi e vlerësoi situatën në veri të tencionuar ndërkohë që sqaroi se KFOR, sëbashku me policinë e Kosovës dhe EULEX-in. po përpiqet që të qetësojë situatën në mënyrë që të vendoset ligji dhe qytetarëve tu kthehet jeta normale.

Ministri kosovar theksoi se policia është e gatshme të reagojë, pëer sa kohë situata e kërkon një gjë të tillë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›