OSBE dënon protestat e dhunshme kundër romëve në Bullgari

Protestat e dhunshme kundër romëve, që janë mbajtur në gjithë Bullgarinë, gjatë disa ditëve të fundit tregojnë se duhet të nisë me urgjencë lufta e esktremizmit të motivuar racor dhe duhet të bëhet progres në integrimin e popullatës rome në Evropë, tha sot Janez Lenarçiç, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR).
Ai këto komente i bëri në Varshavë të Polonisë, ku po merr pjesë në Konferencën vjetore të OSBE-së për të drejtat e njeriut.
“Ne shohim një synim të dukshëm të grupeve ekstremiste dhe partive politike radikale, që nxisin urrejtjen kundër romëve dhe minoriteteve të tjera”, tha Lenarçiç.
Në këtë kuadër, ai ka kërkuar që përpjekjet e tilla të dënohen qartazi nga liderët politikë dhe shoqëria civile.
Zoti Lenarçiç ka lavdëruar aksionin e shpejtë dhe të përkushtuar të autoriteteve bullgare për të ulur tensionet dhe për ta mbrojtur komunitetin rom nga dhuna.