E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër starton regjistrimi i popullsisë dhe i banesave

Instituti i statistikave do të nisë më 1 tetor regjistrimin për të gjithë banorët rezidentë, njësitë ekonomike familjare dhe banesat në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it përzgjedhja e stafit dhe gjithçka tjetër është drejt përfundimit dhe të gjithë anketuesit do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.
 

"INSTAT është përgjegjës që 15.000 persona të përfshirë në këtë proces të punojë ashtu si duhet dhe që rezultatet të prezantohen brenda afateve kohore dhe në linjë me standartet ndërkombëtare" ka theksuar më herët drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja.
 

Aktualisht 165 mbikqyrës janë trajnuar për aktivitetet statistikore në terren, ndërsa mësohet se edhe printimi i pyetësorve dhe hartave është gati.
 

INSTAT në këtë proces po mbështetet nga EUROSTAT dhe AsistencaTeknike e bashkimit Europian
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›