E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: T`i lëmë pas debatet, qytetarët të deklarojnë të dhënat

Në virgjilje të fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Ministri i inovacionit Genc Pollo i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në këtë proces.
 

“Unë i bëj apel të gjithë shqiptarëve që me krenari të bashkëpunojë me censusin dhe me krenari të deklaroj të dhënat e tij, sepse në këtë mënyrë jep një kontribut për vendin, për familjen dhe për veten e tij. Vetëm duke bashkëpunuar ne do të kemi rezultate të sakta në mënyrë që vendimarrjet do të përmirësojmë jetën tonë” ka theksuar Pollo në konferencën e organizuar nga INSTAT për censusin.
 

Duke iu referuar debateve në lidhje me regjistrimin e popullsisë, ministri Pollo theksoi se sot është momenti t`i lëmë pas këto debate dhe të bashkëpunohet për censusin.
 

“Kemi pasur debat dhe disa thirrje të tepruara por sot është momenti t`i lëmë pas këto qasje dhe të bashkëpunojmë të tërë për censusin. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë sepse është një detyrim dhe një kontribut që jep gjithësecili për veten e tij” ka theksuar Pollo ndërsa është shprehur optimist se qytetarët do t`i përgjigjen me krenari censusit dukë përmirësuar kështu edhe të ardhmen e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›