OSBE dhe ILDKP per korrupsionin

E merkure 26 Tetor 2011 1609
Adriatik Llalla Takimi i anetareve te keshillit bashkiak te Tiranes me kryetarin e inspektoratit te deklarimit dhe verifikimit te pasurive Adriatik Llalla si dhe me zv ambasadorin e OSBE Dan Redford ka patur si kryefjale luften kunder korrupsionit.
Diplomati i larte ka kerkuar bashkepunim mes forcave politike jo vetem ne keshillin bashkiak pasi korrupsioni mbetet ende problem. Pasi permenden disa raste me konflikt interesi kreu i grupit te keshilltare socialiste ka propozuar ngritjen e nje komisioni brenda keshillit bashkiak i cili te shqyrtoje te gjitha denoncimet. Ndersa kryetari i keshillit bashkiak Njazi Kosovrasti ka pohuar se keshilltaret nuk jane pjese e vendimmarrjes ne ceshtjet e tendereve dhe se nderhyrjet mund te vijne kryesisht nga jashte. Nderkohe kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla tha se institucioni qe ai drejton po shqyrton 100 raste ku zyrtare te administrates publike dyshohet se kane fshehur pasurite.