OSBE i dhuron Policisë lexues optikë për pasaportat biometrike

Wollfarth: Qëllimi për ruajtjen e sigurisë në pikat kufitare
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i ka dhuruar Policisë së Shtetit dhjetë pajisje optike për leximin e pasaportave biometrike , me qëllim ruajtjen e sigurisë në pikat e kalimit kufitar në prag të sezonit turistik ku edhe fluksi është shumë i madh.
Në ceremoninë e dorëzimit, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, kreu i OSBE-së u shpreh se policia e kufirit dhe e migracionit kanë rol thelbësor për ruajtjen e sigurisë, ndërkohë që bashkëpunim ndërkufitar lind natyrshëm nga siguria e kufirit.
“Në të vërtëtë OSBE është themeluar mbi parimin e bashkëpunimit mbi sigurinë. Kjo shpjegon brendësinë e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje
dhe shërben për të rritur besimin dhe për ta bërë më të sigurt jetën e qytetarëve që respektojnë ligjin”- u shpreh ambasadori Wollfarth, i cili theksoi se është bërë progres i dukshëm në Shqipëri dhe disa vende të rajonit.
“Kemi parë progres të dukshëm mes Shqipërisë, Malit të zi dhe Maqedonisë. Ne i përgëzojmë dhe inkurajojmë këto përpjekje të përbashkëta, sepse ato kanë rëndësi të madhe. Shkëmbimi i informacionti dhe praktikave të mirave sjellin siguri të madhe për të gjithë ne”- vijoi më tej ai.
Duke e konsideruar menaxhimin e kufirit thelbësor për menaxhimin rajonal, i cili ka të bëjë me lirinë e qytetarëve, Wollfarth tha se ndihma e ofruar është thelbësore për menaxhimin kufirit për të për të mundësuar progresin ekonomik që buron nga lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave.
Nga ana e tij drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj faloenderoi OSBE-në për ndihmën permanente që i ka dhënë policisë së Shtetit, si përfituese e drejtëpërdrejtë e donacioneve të saj.