OSBE nxit qeverine e re te siguroje aksesin ne informacion

OSBE e nxit qeverinë e re të sigurojë aksesin në informacion. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç ishte ne Tirane ne nje vizite dy ditore, ku u takua me autoritete te larta shteterore. Sipas nje njoftimi zyrtar te publikuar nga zyra e OSBE –se , zonja Mijatoviç është shprehur se nevoja për të siguruar që të gjithë qytetarët të kanë akses të plotë në informacionet zyrtare, sikundër garantohet nga legjislacioni shqiptar, është jetike: “Aksesi në informacion i lejon gazetarët të kryejnë detyrën si roje të publikut dhe të sigurojnë që të gjitha autoritetet të jenë të përgjegjshme e të punojnë në dobi të njerëzve”- citohet të jetë shprehur përfaqësuesja e OSBE-së per lirine e medias.