E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje humb bileten fituesi i llotarise 47 milione euro

Autoritetet spanjolle janë në kërkim të zotëruesit fatlum të një bilete lotarie fituese të 4,7 milionë eurove, e gjetur në La Korunja, deklaroi kryebashkiaku i qytetit veriperëndimor të Spanjës. Mësohet bileta u identifikua nga pronari i dyqanit i cili e kishte shitur atë.
"Nuk është një objekt si të tjerët. Nuk ka humbur një varëse apo portofol, por një bilete fituese lotarie prej pesë milionë eurosh", u shpreh kryetari i bashkisë së La Korunjas, Carlos Negreira, me anë të një komunikate. Do të mbahem mend si kryebashkiaku i vetëm në kërkim të një milioneri jo për t'i kërkuar por për t'i dhënë para", theksoi ai.
Pasi zbuloi biletën fituesi të shortit të muajit qershor 2012 shitësoi kontaktoi menjëherë shoqërinë e lotarisë dhe autoritetet lokale. "Nëse nuk paraqitet asnjeri që t'i përmbushë kushtet brenda dy vjetësh pas publikimit të lajmërimit bileta do t'i jepet personit që e gjeti", përfundoi kryebashkiaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›