OSBE procedura e regjistrimit te pronave

Prezenca e OSBE-se ka bere te ditur per gazeten Shqip se projekti ne fjale qe mbyllet ne dhjetor te vitit 2011 do te vihet ne zbatim nga kompania spanjolle Tracasa e cila ka fituar tenderin e zhvilluar me kete rast.
Ajo eshte dege e Agjencise Kadastrale te Qeverise Rajonale te Navarres e krijuar 28 vjet me pare dhe ka nje eksperience ne fushen e projekteve nderkombetare te lidhura me regjistrimin e tokes sherbimet kadastrale kartografine dhe zhvillimin e Sistemeve te Informacionit Gjeografik GIS.
Sikurse edhe thuhet ne deklarimin e Prezences se OSBE-se ky eshte regjistrimi i pare qe kryhet per zonen e Bregdetit brenda se ciles perfshihet hapesira qe nis nga Orikumi e deri ne kufi me Greqine. Thene ndryshe projekti do te trajtoje te gjithe rivieren shqiptare e me tej per te dhene ne finale nje produkt regjistrimi i cili do te sherbeje si premise e pajisjes se pronareve me vertetime pronesie.
Veprimtaria e kompanise ne fjale rregullohet nga Memorandumi i Mirekuptimit qe eshte nenshkruar mes Prezences se OSBE-se dhe Ministrise se Drejtesise. Prezenca ka perfituar nga mbeshtetja dhe bashkepunimi me Zyrat e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme si ne nivel qendror ashtu edhe ne ate vendor thuhet ne mbeshtetje te ketij fakti ne informacionin e dhene per gazeten Shqip.
Per tiu kthyer edhe njehere ceshtjes se vertetimit te pronesise regjistrimi i nisur do te sherbeje si baze te dhenash per autoritetet shqiptare te cilat jane subjektet e vetme qe kane te drejten e leshimit te nje dokumentacioni te kesaj natyre.
Leshimi i certifikatave te tilla eshte pergjegjesi e institucioneve shteterore perkatese. Projekti synon te krijoje bazen mbi te cilen mund te merren me vone vendime te tilla sqaron Prezenca e OSBE-se.
Pavaresisht ndarjes se qarte te punes eshte shume e qarte se interesimi i posacem per ceshtjen e tokes ne bregdet sjell nje nentekst politik qe lidhet me ndjeshmerite e larta qe ka kjo zone ne kete drejtim. Reforma e pronesise eshte nje nga angazhimet kryesore te OSBE-se ne Shqiperi dhe ne kete kuptim Bregu paraqitet si nje nga territoret me problematike.
Nuk duhet harruar se roli i prezences ne kete situate fiton karakterin e nje ndermjetesimi qe priret te zgjidhe problemet qe ekzistojne aktualisht dhe qe jane formalizuar ne krijimin e shoqatave te posacme por edhe situatave te tensionuara. Ketu eshte me vend te kujtohet se nje nga ceshtjet me te trajtuara qe Gjykata e Strasburgut ka ne adrese te qeverive shqiptare eshte pikerisht ajo qe ka te beje me pronat. Aq e vertete eshte kjo saqe sikurse beri te njohur gazeta Shqip pak kohe me pare ekzekutivi i tanishem i kerkonte gjykates te pezullonte marrjen e vendimeve per kompensim financiar per shkak te mungeses se fondeve.
Nje dosje e cila me projektin ne fjale gjen nje zgjidhje te pjesshme ne rang vendi por te kenaqshme per zonen e Bregdetit.