Rrezimi i kandidateve per Kushtetuesen Topi Zgjodha me te miret
TIRAN- Kandidatet e perzgjedhur per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte jane me te miret te mundshem qe gjenden ne Shqiperi- tha presidenti Bamir Topi ne lidhje me kandidaturat e rrezuara se fundmi nga mazhoranca. Gjate rrezimit te kandidaturave deputetet e djathte akuzuan presidentin se nuk po kryen detyren e tij dhe se po dergon ne Kuvend emra te papershtatshem por per kreun e shtetit kjo nuk eshte e vertete. Une besoj qe eshte operacioni do ta konsideroja me i kualifikuar qe mund te jete bere ne historine e shtetit demokratik shqiptar per zgjedhjen e kandidaturave aq sa kohe pas kohe edhe vete personazhet politike e kane vleresuar si nje proces shume te hapur. Une pervec ketij momenti qe eshte ekskluzivisht ligjor kam futur ne pune edhe nje mekanizem tjeter te filtrimit te kandidaturave duke gjykuar qe eshte nje grup njerezish profesioniste njerez te karrieres njerez qe vijne nga qarqe akademike por dhe perfaqesues te shoqatave te gjyqtareve dhe avokateve per te bere filtrimin e dyte qe konsiderohet filtrimi profesional- tha kreu i shtetit.
Nga ana tjeter ai pranoi tensionimin e marredhenieve me mazhorancen aktuale si dhe luften e ftohte qe ekziston prej shume kohesh mes institucionit te presidences ne njerin krah dhe kuvendit e qeverise ne krahun tjeter. Komunikimi i institucionit te Presidentit me Parlamentin realizohet ne menyre shume rigoroze zyrtare. Pra mesazhi qe eshte dhene publikisht eshte cuar ne te njejten kohe edhe ne administraten e Kuvendit te Shqiperise. Ky mesazh i drejtohet vertete Parlamentit i drejtohet politikaneve por i drejtohet edhe mbare shoqerise- tha Topi duke iu referuar mesazheve te tij ne lidhje me krizen politike ne vend. Ai shpjegoi se bashkepunim nese shihet i nevojshem per te reformuar kodin zgjedhor eshte nje gje e mire por me e rendesishmja eshte qe te qetesohet klima politike.
Stabiliteti politik vjen vetem mbi bazen e nje komunikimi serioz te nje vullneti per te zgjidhur ne menyre serioze gjerat e rendesishme sepse ju e shikoni qe nga nje klime akute qe kishte te bente me problemet e ketij moskomunikimi sot gjerat jane futur ne nje shtrat pothuajse kronik dhe dihet qe shtrati kronik nuk eshte i kendshem sepse njerezit fillojne e ambientohen njerezit zhvillojne dialogun jo me gatishmerine per ti zgjidhur gjerat- tha kreu i shtetit.
Duke marre si shembull konfliktet boterore ai shpjegoi se edhe vendet qe jane ne armiqesi te hapur me njeri-tjetrin gjejne gjithmone menyra dhe momente per te biseduar. Por ne rastin tone nuk eshte kjo situate dhe politikanet nuk po tregojne asnje vullnet per te bashkepunuar madje ata po e shoqerojne situaten me nje klime abuzivizmi. Sipas Presidentit ne Shqiperi po mungon mekanizmi me i thjeshte ai i kontrollit dhe balances. Demokracia eshte e ndertuar ne menyren qe te kete mazhorance te kete opozite per te rregulluar pikerisht kontrollin mbi qeverisjen se kontrolli mbi qeverisjen ne fakt eshte nje instrument qe i sherben mbare shoqerise. Ne kete sens bashkepunimi pjesemarrja respektimi i paleve eshte mjaft i rendesishem- tha presidenti.
Ne mbledhjen e 1 nentorit te ketij vitit mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve rrezoi tre kandidaturat e Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese Edlira Jorgaqin Artan Hoxhen dhe Adrian Leken dhe i ka kaluar per miratim Kuvendit vetem Fatmir Hoxhen.
Kandidatura e pare e rrezuar ishte ajo e Edlira Jorgaqit pasi u cilesua e papershtatshme. Relacionin e ka lexuar deputetja e PD-se Mesila Dode e cila deklaroi se kandidatja le shume per te deshiruara me paanesine ne politike. Sipas Dodes Jorgaqi ka shkelur ligjin e konfliktit te interesit.
Kunder relacionit eshte shprehur deputetja e PS-se Ermonela Felaj duke i quajtur absurde argumentet e demokrateve. Sipas saj Jorgaqi nuk eshte mbeshtetur nga Partia Socialiste. Ajo akuzoi maxhorancen se nuk merr parasysh kriteret profesionale por kerkon militante per te qene anetare ne Gjykaten Kushtetuese.
Mazhoranca miratoi kandidaturen e Fatmir Hoxhes me shume gjasa i vetmi nga kater kandidaturat.
Menyren e vleresimit te kandidaturave Bashkim Fino e ka quajtur te padrejte. Sipas tij ne kete menyre mazhoranca kerkon te vere nen kontroll institucionet e pavaruara dhe po sulmon Presidentin Bamir Topi.
Pas seancave te gjate te marrjes ne pyetje te kandidateve te perzgjedhur Fatmir Hoxha Artan Hoxha Adrian Leka e Edlira Jorgaqi sot lexohet relacioni i mazhorances per secilin prej tyre.