Tirane kapen 10 kg heroine

Zyrtarisht askush nga policia e shtetit nuk e konfirmon te sakte sasine e droges se gjetur ne nje kohe qe agjente te antidroges po kontrollojne dhe verifikojne banesat e 5 shtetasve shqiptare me banim ne Tirane dhe qe jane shoqeruar.
Jo zyrtarisht mesohet se nga 5 te shoqeruarit nuk do te perfundojne te gjithe ne pranga pasi ende nuk eshte sqaruar roli i secilit pavaresisht se nga zyra kunder krimit te organizuar ka zera qe flasin per hetime qe kane kohe qe kane nisur per kete linje droge.
Megjithe rezervimin e zyrtareve te policise per te folur per kete operacion antidroge mesohet paraprakisht se kontenieri me targat e Durresit 5224 C ndodhej i parkuar ne zonen e Yzberishtit ku u krye edhe aksioni i agjenteve antidroge te Drejtorise se Pergjithshme te Policise shqiptare.
Policia e Tiranes konfirmon se ky operacion nuk eshte drejtuar prej saj por nga strukturat me te larta kunder krimit te organizuar.
Derisa te perfundojne verifikimet dhe te saktesohet linja qe ndiqte automjeti ku u gjet sasia e lendes se dyshuar si heroine mbetet te besohen burimet qe kane marre pjese ne kete operacion por qe si gjithmone deri ne daljen e nje njoftimi jane jo zyrtare.
Policia pritet te dale me vonese ne deklarate zyrtare pas analizave qe po i kryhen lendes se bllokuar duke shpresuar qe te mos perseritet ngjarja e disa viteve me pare kur heroina doli se ishte miell misri.