Pushohet padia e Ajazit ndaj Felajt dhe Xhackes

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi te pushoje padine civile te firmosur nga Hektor Ajazi kunati i Ministres se Integrimit Majlinda Bregu ndaj dy deputeteve te Partise Socialiste znj.Ermonela Felaj dhe znj.Olta Xhacka. Sipas vendimit qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se gjyqtarja e ceshtjes Fida Osmani per shkak te mos paraqitjes ne seance gjyqesore te paditesit Ajazi ka vendosur pushimin e ceshtjes.
Sipas vendimit ne seancen e parashikuar per fillimin e procesit gjyqesor asnjeri nga palet nuk eshte paraqitur ne oren e caktuar per fillimin e seances gjyqesore. Sipas kerkese padise kunati i ministres Bregu paditesi Hektor Ajazi ka kerkuar detyrimin e te paditurave Ermonela Felaj dhe Olta Xhacka ta demshperblejne pasi sipas tij i kane shkaktuar nje dem jo pasuror dhe pasuror duke e cenuar ne nderin e personalitetit te tij.
Gjithashtu ai ka kerkuar detyrimin e te paditurave te publikojne nje pergenjeshtrim me permbajtje mohimin e deklaratave te tyre dhe deklarimin se ato jane te paverteta pergenjeshtrim ky ne te njejtat media vizive dhe te shkruara qe kane bere publikimet e rreme dhe mashtruese ndaj paditesit. Akuza keto qe sipas Padise jane bere nga foltorja e selise se Partise Socialiste nga dy deputetet e majta ndaj ministres dhe vete paditesit Ajazi. Dy deputete kohe me pare paten akuzuar kunatin e ministres Bregu paditesin Ajazi si perfitues te koncesionit per punimet e ndertimin te komplekseve qe prodhojne dhe shperndajne energji.