OSBE raport përzgjedhjet: Fushata mesulme të ashpra
TIRANË- OSBE-ODIHR publikoi raportin e parë paraprak për periudhën 27 mars-11 prill 2011 për zgjedhjet lokale të 8 majit. Në raport thuhet se Kodi i ri Zgjedhor në 2008-ën adresoi një numër rekomandimesh të bëra më parë nga OSBE/ODIHR; sidoqoftë, disa prej rekomandimeve mbeten akoma të paadresuara, përfshi ato të Raportit Final të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.
Më tej thuhet se "kodi Zgjedhor ka një numër boshllëqesh dhe paqartësish në lidhje me zgjedhjet për qeverisjen vendore. Për shembull, ai nuk shprehet qartë nëse ka një prag minimal në lidhje me përfaqësimin në këshillat vendore, dispozitat për financimin e fushatës me fonde publike nuk gjejnë zbatim të plotë për zgjedhjet vendore, dhe nuk ka dispozitë lidhur me regjistrimin e kandidatëve për bashkinë e Tiranës, pasi ligji nuk specifikon një organ kompetent për administrimin e zgjedhjeve".
Në pjesën për fushatën zgjedhore thuhet që nga 8 prilli, intensiteti i aktiviteteve të fushatës është rritur. Problemet e fushatës përfshijnë zhvillimet në infrastrukturë, cilësi të shërbimeve që ofron bashkia dhe zgjidhje të papunësisë. Sulmet e ashpra personale kanë vazhduar të karakterizojnë fushatën, me akuza për korrupsion nga të dy anët.Të dyja palët si PD-ja, edhe PS-ja i kanë kushtuar vëmendje të madhe garës për kryetar bashkie në Tiranë. Dy kandidatë u qëlluan dhe u plagosën më 1 prill në Tiranë dhe 2 prill në Lezhë.
Sipas policisë, plagosja në Tiranë u bë për motive politike, ndërsa rasti në Lezhë nuk kishte lidhje me politikën. Më 4 prill, Kryetari i Zyrës së Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës u qëllua dhe u plagos. Një ditë më parë ai kishte urdhëruar heqjen e flamujve politik të vendosur në vende të paautorizuara. Hetimi nga ana e policisë vazhdon ende. Vendosja e materialeve të fushatës, si flamuj dhe banderola, ka çuar gjithashtu në grindje në disa raste. Sa i përket rolit të grave në jetën publike shqiptare ai mbetet i kufizuar sipas këtij raporti.
“Njëzet e tre nga 140 deputetë në Kuvend janë gra (16.4 përqind). Kodi Zgjedhor përmban dispozita që garantojnë pjesëmarrjen si të grave, edhe të burrave në KQZ dhe në KZAZ-të. Dy nga shtatë anëtarë të KQZ-së janë gra. Kodi kërkon që secila gjini të përbëjë të paktën 30 përqind të anëtarëve të emëruar në KZAZ nga partia më e madhe mazhoritare dhe partia më e madhe e opozitës”,- thuhet më tej në raportin e publikuar me 15 prill 2011
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Raporti i plotë i OSBE-ODIHR VIDEO: OSBE raport për zgjedhjet: Fushata me sulme të ashpra