E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia shkonnë zgjedhje më5 qershor

SHKUP- Zyrtarizohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Ashtu sic kishte propozuar kryeministri Gruevski, kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski nënshkroi sot vendimin që shpall 5 qershorin si datën e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.

Veljanoski i bëri thirrje të gjithë faktoreve politike të përpiqen të zhvillojnë zgjedhje te drejta dhe demokratike.

Mbreme parlamenti maqedonas votoi për shpërndarjen e tij, akt ky që i hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 79 deputetë votuan për shpërndarje dhe nuk pati asnje kundër. Në seancë morën pjesë edhe deputetët e disa partive opozitare, por jo dhe të Lidhjes Social Demokrate, partia më e madhe maqedonase e opozitës e cila i ka bojkotuar punimet e Parlamentit në këto pak muajt e fundit. Keto do te jene zgjedhjet e dyta te parakoheshme ne Maqedoni qe nga vendosja e sistemit pluralist ne vitin 1990.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›