E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, “Molotov”shtëpisë së policitnë Keratea

ATHINE-Incidente të rënda ka patur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës në Keratea pranë Athinës, gjatë të cilave u plagosën dy policë dhe një civil. Sipas raporteve, qytetari i plagosur është transferuar në spital i plagosur rëndë në kokë, sup dhe dorë. Banorët kanë bllokuar rrugët për t’iu bërë rezistencë forcave të policisë që kishin mbërritur për të hapur rrugët e bllokuara prej tyre.

Policia përdori kimikate të ndryshme për të shpërndarë turmën, ndërsa banorët u përgjigjën me koktejl molotovi. Ndërkohë disa makineri të rënda ishin sjellë për të riparuar rrugët, në të cilat banorët kishin hapur hendeqe të thella dhe për të hequr zhavoret që ishin hedhur me qëllim bllokimin e rrugës.

Incidenti më i rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në orën 3 00, kur koktejle molotovi u hodhën në shtëpinë e një polici të rajonit të Kerateas.

Nga zjarri që ra, u shkaktuan dëme të pronës, u dogjën 3 makina në oborr ndërsa policia vë në dukje se familja e policit, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e mitur, u traumatizuan nga ngjarja.
Episodet e dhunës në Keratea janë bërë të zakonshme, që kur banorët kanë filluar të kundërshtojnë me cdo mënyrë impiantin e përpunimit të mbeturinave, që është në plan për t’u ndërtuar në zonën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›