Tensione para ministrisë së Arsimit/ Ndërhyn FNSH, policia shpërndan të rinjtë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.

Po ashtu përballë protestuesve u vendosën edhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa ndërhyrja ka sjellë largimin e një pjese të protestuesve nga zona përpara institucionit, për tu drejtuar më pas drejt qendrës.