E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana në kaos nga protestat e të rinjve, reagon zyra e delegacionit të BE: Të shmanget dhuna! Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat e të rinjve, të cilat prej tre ditësh kanë shkaktuar kaos dhe tension në Tiranë.

protesta

Në reagim, zyra e BE u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Delegacioni i BE thotë se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet ne reagim.

Reagimi i zyrës së BE:

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

444]

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›