OSBE verejyje opozites dhe mazhorances. Pronat ne pikepyetje
23/10/2009 Kreu i prezencës, Bosch, prezantoi para Këshillit të Përhershëm raportin për 28 qershorin
Situata aktuale, problem korrupsioni në drejtësi dhe reforma e pronësisë. Sugjerimet
Pretendimet e Partisë Socialiste të cilësuara “të pabaza” nga OSBE-ja për disa aspekte të procesit zgjedhor të 28 qershorit, kanë mbërritur edhe në veshin e Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate përmes kreut të prezencës në Shqipëri, Robert Bosch. Ai prezantoi një raport që përmbante një paraqitje të përmbledhur të zhvillimeve kryesore politike dhe të programeve të vitit të kaluar. Në 12 faqe, Bosch ka paraqitur situatën aktuale dhe atë që duhet përmirësuar në disa fusha kryesore, si sistemi i drejtësisë, pronat dhe disa vendimmarrje të Kuvendit. Për çdo rast ai ka bërë sugjerimet, ku një vend të veçantë ka zënë rëndësia e zbatimit të ligjeve dhe jo vetëm hartimi dhe rregullimi i tyre.
Procesi zgjedhor
“Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009 përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE-së. Ato shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore.” Ky ka qenë vlerësim i përsëritur i OSBE-së, dhe pse pak rreshta më poshtë Bosch renditi disa mangësi në lidhje me procesin e politizuar të numërimit të votave, gjë që bëri që zgjedhjet, siç thotë raporti, të mos e realizonin plotësisht potencialin e Shqipërisë për tiu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike. Raporti vlerëson punën e qeverisë për regjistrimin e qytetarëve dhe të pabazuara shqetësimet e PS-së rreth kapaciteteve për prodhimin e një numri të mjaftueshëm kartash dhe pretendimet e saj për ndërhyrje të PD-së në procesin e kartave të identitetit. OSBE-ja pranon pretendimet e PS-së se disa të burgosurve u dha liridalje e posaçme në mënyrë selektive, por prezenca nuk qe në gjendje të vërtetonte se këta njerëz u përfshinë në fushatën zgjedhore të PD-së. Pavarësisht të gjithave, raporti thekson se “nuk pati prova të qarta të manipulimit të rezultateve në shkallë të gjerë”. Në këtë linjë në raport ka një tjetër paragraf, ku përmendet thirrja e drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë edhe atë të prezencës mbi përgjegjësinë që ka PS-ja për të lënë bojkotin dhe për tu kthyer në Kuvend dhe luajtur rolin e saj kushtetues si opozitë konstruktive, aq më tepër kur ka një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit, që presin të miratohen.
Sugjerimet
OSBE-ja rekomandon zgjerimin e përbërjes së komisioneve zgjedhore kur përmend problematikën e vërejtur në këto zgjedhje lidhur me zëvendësimin e komisionerëve të tyre sipas dëshirës. “Për arritjen e një konsensusi sa më të gjerë politik në këtë proces, në qoftë se zgjidhet të ruhet struktura e tanishme partiake e KQZ-së përkundrejt një sistemi tërësisht të depolitizuar, mund të merret në konsideratë zgjerimi i përbërjes së komisioneve zgjedhore”, - thuhet në raport. Edhe formulat për llogaritjen e mandateve janë cilësuar të pafavorshme për partitë e vogla jashtë koalicioneve. Duke pasur parasysh se të gjitha votat duhet të kenë të njëjtën vlerë, OSBE-ja sugjeron se duhet parë mënyra e shpërndarjes së mandateve. Marrja në konsideratë në të ardhmen e fshehjes së shenjave identifikuese të të gjitha kutive të fletëve të votimit ose hedhjes së shortit për radhën e numërimit të tyre është një tjetër sugjerim i OSBE-së për të shmangur problemet mbi procesin e numërimit. “Në disa zona fletët e votimit të kutive të caktuara, identiteti i të cilave ishte përcaktuar qartë, ose nuk u numëruan, ose rezultatet e nxjerra prej numërimit të tyre nuk u hodhën fare në tabelën përfundimtare të rezultateve”, - prezantoi Bosch.
Sistemi i drejtësisë
Me gjithë përparimet e bëra gjatë vitit të kaluar, procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende. Procedurat gjyqësore mbeten të ngadalta, transparenca e plotë shpeshherë mungon dhe shumë çështje të rëndësishme mbeten ende për tu trajtuar më fuqishëm, si për shembull, korrupsioni në sistemin gjyqësor. Reformat nuk mund të bëhen thjesht duke rishkruar të ashtuquajturat “ligje organike. Ka më shumë rëndësi që të rishikohet se si funksionojnë në të vërtetë këto institucione. Edhe pse kuadri ligjor për shërbimin civil është përgjithësisht i plotësuar, zbatimi i tij mbetet jo i plotë.
Korrupsioni e prokuroria
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë, raporti vlerëson se korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor. Sfidues vazhdon të mbetet zbatimi efektiv i legjislacionit dhe bashkërendimi më i mirë mes institucioneve përgjegjëse. Me shqetësim shihen edhe ndryshimet në ligjin për prokurorinë. “Në rastin më të mirë, prokuroria do ta ruajë pavarësinë e saj. E vetmja pasojë do të jetë degradimi deri diku i përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe dobësimi deri diku i rolit të Presidentit. Në rastin më të keq, ajo mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit”, - nënvizohet në të.
Ligji për lustracionin
Në raportin e tij Bosch ka përmendur edhe miratimin në janar të këtij viti të ligjit për pastrimin e figurave mes debateve të shumta politike. Ligji u kritikua gjerësisht dhe në mënyrë publike nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu prezencën e OSBE-së, lidhur kryesisht me disa elemente që dukej se shkelnin Kushtetutën. “Ndër shkeljet përmendim përjashtimin e mundshëm të kandidatëve zgjedhorë dhe heqjen nga detyra të të zgjedhurve, si dhe ndikimin e mundshëm mbi gjyqësorin, meqenëse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh mund të rrezikojnë të humbin vendet e punës. Gjithashtu dispozitat administrative të ligjit nuk duket se i përmbushnin kriteret e procesit të rregullt ligjor dhe të prezumimit të pafajësisë së individëve në shqyrtim dhe nuk garantohej paanshmëria e autoritetit gjykues”, - thuhet në raport. Ligji po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Reforma për pronën
“Ligji nuk siguron një përkufizim të njësuar të pronësisë”
Reforma e pronës është një tjetër fushë që vlerësohet e parealizuar, ku investimet dhe huadhënia, sipas OSBE-së, do të vazhdojnë të hasin pengesa derisa të garantohet pronësia mbi pronën. Për këtë organizatë kjo çështje ndërlikohet më tej nga kuadri ligjor, i cili nuk siguron një përkufizim të njësuar të pronësisë, dhe fakti që shumë pak ish-pronarë kanë përfituar kompensim e bën këtë çështje të mbetet tejet e politizuar. “Një shqetësim tjetër përbëjnë edhe kërkesat e ish-pronarëve për kompensim apo kthim. Në një proces të mëparshëm privatizimi, qeveria miratoi një ligj që u lejonte ish-pronarëve të rizotëronin apo të merrnin kompensim për tokën e shpronësuar në mënyrë të paligjshme në regjimin e kaluar. Gjithsesi, para se të miratohej ky ligj, pjesa më e madhe e tokës u kishte kaluar ndërkohë atyre që e kishin punuar atë gjatë epokës komuniste, duke bërë kështu që kompensimi të mbetej zgjidhja e vetme ligjore”, - theksohet në raport për këtë pjesë. Referuar ecurisë së procesit për kthimin dhe kompensimin e pronës, konstatohet se është shqyrtuar vetëm një pjesë e vogël e kërkesave të dorëzuara. Kjo për shkak të pengimit të sistemit nga dokumentacioni i pasaktë dhe jo i plotë, shpeshherë nga praktikat e vjetërsuara të menaxhimit, mungesa e saktësisë ligjore si dhe nga aftësitë e pamjaftueshme për përdorimin e të dhënave të dixhitalizuara. Komisioni Qeveritar i Tokës ka konfiskuar deri tani një sipërfaqe prej 6.8 hektarë tokë, që ishte përvetësuar në mënyrë abuzive në shkelje të ligjit 7501 “Për tokën”. Ajo mendohet të kalojë për kompensimin e pronarëve të vjetër ose në fondin e pushtetit vendor.
E ardhmja
“Shqipëria të dalë nga cikli i zgjedhjeve “jo dhe aq të mira”
Në mbyllje të raportit OSBE-ja e vë theksin te vullneti dhe bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës për të realizuar reformat e ndërmarra, përmbushjen e rekomandimeve të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe mbylljen e ciklit të zgjedhjeve “jo dhe aq të mira”. Bosch ka vlerësuar vitin 2010 si një vit që ka shumë të ngjarë të jetë një tjetër vit i rëndësishëm për aspiratat e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Në lidhje me planin e integrimit, pritet të shihet një përpjekje e qartë për të ecur përpara me reformat. Një parakusht për suksesin kombëtar do të jetë rivendosja e konsensusit ndërpartiak për çështje me rëndësi kombëtare, që ka ekzistuar deri në pranverën e vitit 2009. Një pikë shumë të diskutueshme Bosch sheh edhe gjetjen e mënyrës për arritjen e konsensuseve, kur PS-ja është në bojkot dhe mbi të gjitha se si do të ruhet ai me kthimin e PS-së. “Partive politike u duhet ende një vullnet më i madh politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare. Megjithëse kjo do të thotë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv për qeverinë, ajo nënkupton gjithashtu se edhe opozita duhet të luajë një rol konstruktiv. Pa të sfidat e vërejtura në qershor do të vazhdojnë së bashku me ciklin e zgjedhjeve jo dhe aq të mira. Klasës politike i duhet të garantojë tashmë mbylljen përfundimisht të këtij cikli”, - vijon raporti. Sidoqoftë, Bosch ka garantuar se prezenca do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj për të punuar drejt përmbushjes së të gjitha angazhimeve të OSBE-së.