E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR Votat gabim te pavlefshme

Teksa Arben Ristani kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qetësisht për të tretën ditë radhazi, ka vijuar numërimin e fletëve të kontestuara përfshi ato të pavlefshme, duke ndryshuar në tavolinë rezultatin për Tiranën, ai  vihet në ciklonin e kritikave të një tjetër raporti post-elektoral nga ODHIR.

Ky raport suprizë evidenton të gjitha zhvillimet e 10 ditëve të fundit pas mbylljes së procesit të votimit dhe numërimit të votimeve në të gjithë Shqipërinë duke u fokusuar në procesin e ndërmarrë nga KQZ  për kryetatin e Bashkisë së Tiranës.

ODHIR fajëson KQZ për mosvendimarrje apo dhënie instruksionesh për hedhjen e votës së gabuar përpara ditës së votimit po ashtu KQZ nuk publikoi ndonjë manual numërimi specifikisht për këtë cështje packa se të tilla gabime kanë ndodhur në zgjedhjet e shkuara.

Antarët e skuadrave të numërimit ishin paraprakisht të trajnuar për të konsideruar votat e tilla si të pavlefshme. Votat e keqhedhura në Tiranë u konsideruan të pavlefshme në mbyllje të procesit të numërimit për garën e  Bashkisë së Tiranës përmes përfundimit të numërimit më 14 Maj.

ODHIR raporton se në 17 Maj ishte kryatri KQZ-s Arben Ristani që propozoi një projekt vendim sipas të cilit votat e hedhura në kuti të gabuara të konsiderohen të flefshme pasi sipas Ristanit ky propozim erdhi kur Partia Demokratike dhe shtatë antarë të KZAZve për numrin e 60 kutive.

Raporti shkon më tej kur thotë se “Baza ligjore për hapjen e këtyre kutive mbetet ende e paqartë për OSBE/ODHIR –in”

Fjalët, vonesa, largim numëruesish pa arsye, ndërpreje e procesit të numërit me urdhera polik me ndikim në procesin e numërit janë togfjalët më të përdorura në raport.

Në përfundim të numërimit të kutive të votimit  për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, vijon raporti  nga KZAZ-t  më 14 Maj KQZ vuri në dispozicion të OSBE/ODHIR një përmbledhje preleminare, jozyrtare, të rezultatit ku me 10 vota plus kishte dalë kandidati Rama respektivisht 124,623 vota Edi Rama dhe 124,613 vota Lulzim Basha.

Duke dhënë një kronologji të ngjarjeve raporti shkruan se Rama shpalli fitoren, Basha tha se do të presë rezultatin final nga KQZ, kryeministri Berisha ju drejtua me një kërkesë KQZ-s  I kërkonte që të konsideronte sit ë vlefshme ato vota për kandidatët e Tiranës të hedhura në kutitë për minibashkitë. Ndërsa socialistët kërkuan shumatoren e përgjithëshme nga KQZ të gjitha KZAZ-ve.

Por edhe këto momente që ky raport shkruhet ato nuk kanë dalë ende nga KQZ-theksohet në raport.

E ndërsa më 18 Maj KQZ nisi hapjen e kutive tensioni është rritur pasi Partia Socialiste e kundërshtoi këtë veprim.

Zëvëndësimi antarëve të KZA-ve me vendime nga KQZ janë pjesë e evidentuar në raport ku si shembull merret ndërrimi të gjithë antarëve të KZAZ-s54 dhe pjesërisht të atyre në KZAZ-n 49.

Gjatë procesit të numërimit fletët nuk dukeshin për një kohë të mjaftushme ndërsa vëzhguesit nuk u lejuan të shikonin votat e kontestuara nga grupet e numërimit apo KZAZ-t.

KQZ kritikohet në raport për vonesat e dhënies së rezultateve packa se kishte ndërtuar një sistem elekronik për mbledhjen e të dhënave duke theksuar se ende të tilla të dhëna nuk janë përditësuar madje ende nuk hedhur në faqen online.

Raporti evidenton rolin e medias e cila informoi publikun në mënyrë të vazhdueshme rreth procesit të numërimit, vecanarisht për garën e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›