E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Mos guxoni te vini dore mbi opozitaret

Kreu socialist Edi Rama deklaroi sonte se opozita ne mbremje se opozita do te vazhdoje pa u ndalur perpjekjet e saj ne rrugen e ligjitn dhe revoltes qytetare ne emer edhe te atyre qe Sali Berisha i trembme buken e gojes.


Sipas Rames KQZ ka ndryshuar rregullat e lojes tre dite pas fitores tone pasi ka informuar dhe vete misionin e ODIHR per fitoren opozites me 10 vota.


Pasi i ka trajnuar komisioneret para zgjedhjeve qe ti konsiderojne te pavlefshme votat e hedhura gabimisht nen trysnine e Saliut KQZ ka vendosur te nxjerre humbesin fitues. Kete qe po ndodh po e shohin te gjithe dhe ne e kemi te faktuar hap pas hapi.


Nga ana tjeter Rama falenderoi ambasadoret dhe misionet e huaja ne vendin tone per mbeshtetjen dhe garancine qe i kane dhene procesit.


Falenderoj trojken e ambasadoreve per mbeshtetjen e jashtezakonshme. Nuk ka asnje gjase qe bota demokratike te gelltise kete gjelle te qelbur te pushtetit te vjeter. Saliu ta harroje se mund ta marre e ta gezoje fitoren ne kuzhinen e tavolines se tij.


Rama i beri thirrje gjithashtu policise qe te ndale dhunen ndaj opozitareve pasi do te pergjigjen per gjithcka para ligjit.


Nje kryeminister qe urdheron rrahjen e njerezve nepermjet horrave te maskuar me uniforma policie. E vetmja shprese e Saliut frika qe ka kallur ne shpirtrat e njerezve te varfer. Ne jemi ne te drejten tone te zotit dhe te ligjit. I bej thirrje policeve te thjeshte dhe drejtuesve profesioniste se ne nuk kemi asgje me ta se protestat tona nuk i kane ne shenjester ata madje revolta jone eshte edhe per te drejtat e tyre. Hysni Burgaj po nuk i vuri hekurat banditeve me uniforme qe rrahen protestuesit e opozites do te pergjigjet para ligjit ashtu si te gjithe ata qe kane vene dhe do guxojne te vejne dore mbi opozitaret shqiptare qe refuzojne ti nenshtrohen pushtetit te dhunshem te Saliut. perfundoi Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›