Zëdhënësja e presidentit Bamir Topi, “vota është e fshehtë”

Zëdhënësja e Presidentit të shtetit në një dalje publike, denoncoi për cdo aludim për hedhjen e votes së kreut Bamir Topi, duke konstatuar se e gjithë kjo mbetet një sajim politik dhe mediatik, sikurse bëhet për terheqjen e madhe që mban rezultati final.
“Presidenti Bamir Topi, e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, siç do qytetar tjetër dhe se vota duhet të jetë e fshehtë, sic parashikohet nga kushtetuta, kodi penal” tha më tej ajo.
Në një konferencë për shtyp, zëdhësja e presidentit, apeloi që të gjithë drejtuesit partiak të lënë mënjanë çdo alibi dhe të kryejnë detyrat që ia detyron ligji.