Rama: KQZ-ja, ka ndryshuar rregullat e lojës

Kryetari i Partisë Socialiste, pas takimit të mbajtur me trojkën e ambasadorëve në selinë rozë, apeloi që e gjithë kjo situatë të marrë një udhe tjetër, në një drejtim më ligjor.
Edi Rama, sërish solli në fokus akuzat e ashpra ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke i cilësuar si të trajnuar nga kryeministri Sali Berisha, e që po mundohen me cdo lloj çmimi, të ndryshojnë verdiktin përfundimtar.
Për kreun opozitar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shkatërron këtë proces, por për të gjithë këtë skenar, Partia Socialiste do të marrë hak. “Ne do të marrim hakun dhe Saliu ta harojë se do ta marrë në tavolinën e tij” tha më tej Rama.