OSBE/ODIHR-i: Raporti për zgjedhjet do të jetë realist
08/04/2011 ODIHR-i, Eschenbaecher konfirmon se raporti përfundimtar do jetë i paanshëm
Uollfarth: Vëzhguesit do të përshkruajnë atë që vëzhgojnë në raportin e tyre
Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, në një prononcim të dhënë dje për mediat, theksoi se çdo gjë që të thuhet në përmbajtjen e raportit që do dalë në përfundim të zgjedhjeve do të jetë real dhe i bazuar nga vëzhgimet e bëra nga misionarët e OSBE/ODIHR-it. “Unë kam një mesazh të qartë nga kryetari i misionit vëzhgues të Zgjedhjeve të ODIHR-it se ndaj tyre nuk po ushtrohet asnjë lloj presioni. Ata do të vëzhgojnë, do të përshkruajnë atë që vëzhgojnë dhe në kohën e duhur do të nxjerrin një raport”, nënvizoi ambasadori i OSBE-së. Në këtë kontekst, Uollfarth shtoi se sipas tij, “e rëndësishme është që ky raport do të jetë i vërtetë dhe do të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve të mira, si dhe do të shërbejë si bazë gjithmonë e më e mirë për zgjedhje edhe më të mira në të ardhmen”. Me prononcimin e tij, ambasadori Uollfarth mohoi në këtë mënyrë dhe lajmin e shpërndarë një ditë më parë nga “Balkan Insight”, se ndaj vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it është ushtruar presion në hartimin e një raporti ku të paraqiten rezultate pozitive për Shqipërinë. Në komentin e tij, ambasadori i OSBE-së, Uollfarth, e mohoi një pretendim të tillë, duke u shprehur se “Misioni i ODIHR-it në Shqipëri po vëzhgon dhe do të vazhdojë të vëzhgojë përgatitjet dhe procedurat e zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 8 maj.
Konfirmimi i ODIHR-it
Në të njëjtën linjë me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, në një prononcim dhënë agjencive të lajmeve shqiptare, zëdhënësi i ODIHR-it, Jens Eschenbaecher, konfirmoi dje se raporti i vlerësimit për zgjedhjet lokale të 8 majit do të jetë i paanshëm.
“Paanshmëria dhe vlerësimi mbi faktet janë thelbësore në metodologjinë e vlerësimit të ODIHR-it, siç përcaktohet edhe në librin e ODIHR-it për rregullat e vëzhgimit”, u shpreh Eschenbaecher. Dhe kjo sipas tij, “është pjesë e metodologjisë së punës së ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, kontakti me grupet e interesit në një proces zgjedhor. Përveç përfaqësuesve të partive politike, administratës zgjedhore, medias dhe burimeve të tjera, këtu përfshihen edhe kontaktet me komunitetin ndërkombëtar”. Gjithashtu në prononcimin e tij, zëdhënësi i ODIHR-it mohoi zërat që të jetë ushtruar presion ndaj misionarëve të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 8 majit. “Në këto takime me palët ne dëgjojmë këndvështrime të ndryshme. Por nuk ka pasur asnjë lloj presioni të çfarëdo lloji nga ndonjë ambasadë apo nga dikush tjetër në lidhje me përmbajtjen apo tonin e vlerësimit për zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Eschenbaecher. Në përfundim, zëdhënësi i ODIHR-it theksoi se “ODIHR-i nuk është për t’i bërë qejfin askujt”. Ai insistoi në faktin se roli i ODIHR-it është të monitorojë zgjedhjet në mënyrë të ndershme dhe me sinqeritet në lidhje me përmbushjen apo jo të standardeve të OSBE-së.