Pardje u mbyt në liqen 14-vjeçari polumbarët nxorën dje kufomën
08/04/2011 Ende mister shkaqet, nga pakujdesia apo me dashje
TIRANË- Një 14-vjeçar u gjet i mbytur në Liqenin Artificial. Trupi i pajetë i Lenis Lamçes, u gjet mëngjesin e djeshëm nga polumbarët, të cilët nisën kërkimet, pas apelit të familjarëve të viktimës. Sipas familjarëve, 14-vjeçari është mbytur që pasditen e dy ditëve më parë në ujërat e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa dje ata kanë kërkuar ndërhyrjen e polumbarëve, për gjetjen e trupit. Sipas të dhënave të para, mësohet se Lenisi, nxënës në klasën e 9-të të shkollës "Siri Kodra" ka qenë duke luajtur së bashku me një grup shokësh të klasës pranë liqenit, por mbytja e tij ende mbetet mister, pasi nuk dihet nëse ka ndodhur nga pakujdesia, apo nga ndonjë shkak tjetër. Ndërkaq, mësohet se shokët e klasës kanë lajmëruar të parët policinë, ndërsa kërkimet e polumbarëve kanë zgjatur për 8 orë, derisa e kanë gjetur trupin mëngjesin e djeshëm. Familjarët kanë qenë të pranishëm në operacionin e gjetjes së trupit, dhe presin që të zbardhet vdekja e 14-vjeçarit. Trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e kryeqytetit, ku po i nënshtrohet edhe autopsisë mjeko-ligjore. Policia e Tiranës deklaroi se po merren në pyetje shokët e klasës, gjë që do zbardhë edhe më shumë detaje të ngjarjes.