E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Shkupi ndal “përkeqesimin alarmant” të lirisë së shtypit

SHKUP-OSBE-ja i bëri sot thirrje Maqedonisë të ndërpresë atë, që organizata e quan, “përkeqsim alarmant” të lirisë së shtypit në këtë vend.

Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për lirinë e shtypit, Dunja Mijatoviç përmes një letre dërguar ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, shpreh shqetësimin për rënien e lirisë së shtypit dhe për trysnitë e vazhdueshme që ushtrohet ndaj medias dhe zërave kritikë në Maqedoni.

OSBE-ja shpreh shqetësim për përfundimin e mandatit të shtatë anëtarëve të bordit menaxhues të Këshillit të Radiotelevizionit Publik, javën e kaluar, në një kohë që ende nuk ka filluar emërimi i anëtarëve të rinj.

Ndërkohë, para dy ditësh, kryetarja e sindikatave të pavarura të gazetarëve, Tamara Çausidis u pushua nga puna nga televizioni Alsat M. Këto raste, si dhe vendimi i Agjensisë për Komunikime Elektronike për t’i hequr lejen e transmetimit Televizionit A1, apo edhe mbyllja e tre gazetave pak muaj më parë, janë prirje shqetësuese që ndikojnë në lirinë e shtypit, shprehet përfaqësuesja e OSBE-së.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›