OSHP-ja obligon Doganën t'ia japë tenderin kompanisë nën hetime

Prishtinë, 28 gusht – Dogana e Kosovës ka shpallur fitues në një tender publik kompaninë “Z-Mobile”, e cila është nën hetime për korrupsion. Hetimet janë duke i bërë hetues evropianë të EULEX-it. Këtë vendim Zyra e Prokurimit të Doganës e ka marrë më 26 gusht, edhe pse javë më parë e kishte anuluar tenderin për ofrimin e shërbimeve telefonike me arsyetimin se nuk mund t’i jepej kontrata një kompanie e cila është nën hetime për korrupsion. Sipas zyrtarëve të Doganave marrja e këtij vendimi për shpalljen fitues të “Z-Mobile” në tenderin për ofrimin e shërbimeve të telefonisë ishte bërë për shkak se nuk ka pasur rrugëdalje tjetër.
“Organi Shqyrtues i Prokurimit ka obliguar Doganën që ta shpallë fitues këtë kompani (Z-Mobile). Ne e kemi shpallur fitues edhe pse më herët e kishim anuluar tenderin për shkak se kjo kompani ishte duke u hetuar për korrupsion”, citon sot “Koha Ditore” Adriatik Stavilecin, zëdhënës i Doganave. Sipas tij komisioni vlerësues i tenderit e kishte rekomanduar për fitues kompaninë “Dardafone.net”, që operon në treg me emrin komercial “Z-Mobile”, por Zyra e Prokurimit më herët e kishte anuluar tenderin për shkak se kjo kompani ishte nën hetime dhe sipas Ligjit të Prokurimit operatorët ekonomikë para nënshkrimit të kontratës duhet ta ofrojnë një dëshmi që nuk janë nën hetime.
“Zyra e Prokurimit e Doganës pas marrjes së informatave për hetimet, të cilat janë duke u zhvilluar kundër ‘Z-Mobile’ ka anuluar tenderin duke u bazuar në nenin 59. a. 1., pika c, të Ligjit të prokurimit publik të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, duke shtuar kjo ishte bërë pasi komisioni për vlerësimin e ofertave ka rekomanduar që fitues të shpallet “Z-Mobile”, për shkak se kishte ofruar çmimin më të ulët. Ndërsa më datën 28 korrik të këtij viti kompania “Dardafone.net” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili një vendim të saj të publikuar në uebfaqen e këtij institucioni më 18 gusht të këtij viti ka konstatuar se ankesa e këtij operatori ekonomik ishte e bazuar dhe se Dogana e Kosovë do të duhej të vepronte sipas procedurave të Ligjit të Prokurimit. Sipas OSHP-së, mosrespektimi i këtij vendimi detyron panelin shqyrtues që konform dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik të ndërmarrë të gjitha masat ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët nuk respektojnë vendimin dhe urdhrin e panelit shqyrtues të paraparë me këtë ligj. Sipas “Gjykatës së tenderëve” anulimi i tenderit nga autoritetet e doganave ishte bërë pa kurrfarë baze ligjore.
Ndërsa zyrtarët ligjorë të kompanisë “Dardafon.net”, që është pronë e biznesmenëve pejanë, Blerim e Shkëlqim Devolli, kanë deklaruar se nuk është e nevojshme që nëpër tenderë të ofrohet ndonjë dëshmi që operatori ekonomik nuk është nën hetime. Valon Basha nga Zyra ligjore e operatorit virtual “Z-Mobile”, që është pronë e “Dardafone.net”, ka theksuar se Doganës së Kosovës u ka ofruar një dëshmi nga Gjykata Ekonomike e cila dëshmon se kjo kompani nuk bie ndesh me ligjin.
“Kjo dëshmi vërteton se nuk jemi kompani e falimentuar dhe që nuk kemi konteste”, ka thënë Basha. Ndërkaq “Dardafon.net” është duke u hetuar nga EULEX-i për nënshkrimin e një marrëveshjeje me korporatën e Postë-Telekomit për angazhimin e saj si operator virtual. Hetuesit evropianë para disa muajsh kishin bastisur banesat e pronarëve të kësaj korporate private. Po ashtu edhe Monaco Telecom International në një raport të saj ka konstatuar se 25 për qind e numrave të “Z-Mobile” janë pjesë e krimit të organizuar “Sim to Sim”. Ndërsa 98 për qind e numrave që përfshihen që janë pjesë e krimit të organizuar janë të këtij operatori. Ndërsa numrat e këtij operatori janë kontraktuar nga Doganat të blihen përmes tenderëve publikë.