E Enjte, 5 Nëntor 2026

OSLO – Norvegjia heq kufizimet për eksportet e armëve në Turqi

OSLO, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Norvegjia po heq kufizimet e saj për eksportin e mallrave të mbrojtjes me partneren e NATO-s, Turqinë, pas pesë vjetësh, tha Ministria e Punëve të Jashtme norvegjeze.

”Tani e tutje, licencat për eksportin e pajisjeve të mbrojtjes dhe mallrave me përdorim të dyfishtë për qëllime ushtarake në Turqi mund të aplikohen përsëri normalisht”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas ministrisë, të gjitha aplikimet për licencë do të shqyrtohen individualisht dhe tërësisht.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, kishte vendosur në vjeshtën e vitit 2019 të pezullonte përpunimin e aplikimeve të reja për eksportet e armëve në Turqi deri në një njoftim të mëtejshëm.

Arsyeja për këtë ishte inkursioni i atëhershëm i trupave turke në veri të Sirisë.

Vende të tjera evropiane i ishin përgjigjur në mënyrë të ngjashme ofensivës turke kundër milicisë kurde YPG në Siri.

Gjermania gjithashtu kishte ndaluar pjesërisht eksportet e armëve në Ankara në atë kohë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan shprehu kënaqësinë e tij për heqjen e kufizimeve./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›