E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH : Energji pa nderprerje per Vitin e Ri

Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka garantuar konsumatoret se energjia elektrike nuk do te mungoje per asnje moment pergjate diteve te fundvitit. 

 Ne nje takim me drejtuesit e te gjitha zonave te vendit, Drejtori i pergjithshem i OSSH-se, Sahit Dollapi, tha se dhjetra grupe do te qendrojne ne gadishmeri per te perballuar cdo avari, ose situate problematike ne rrjetin elektrik.

Sipas kreut te OSSH-se, kompania ka garantuar te gjithe sasine e energjise per furnizim 24 ore me energji elektrike, por nderprerje mund te kete vetem per shkak te ngarkeses ne rrjet.

Per kete arsye, Dollapi kerkoi mirekuptimin e qytetareve per te qene te kujdeshshem dhe te mos e perqendrojne konsumin e energjise ne daten 31. Sipas drejtorit te pergjithshem te OSSH-se, ky vit mund te cilesohet si viti i konsolidimit te furnizimit pa kufizime te energjise elektrike, duke u siguruar konsumatoreve 24 ore energji.

Aktualisht vetem ne Tirane konsumohen rreth 7.8 milione kilovat ore energji ne dite, sasi kjo qe eshte e barabarte me 35-40 % te energjise qe konsumohet ne nje dite normale ne te gjithe Shqiperine.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›