E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Kontroll abonentëve mbi dokumentacionet

OSSH ka nis sot një aksion mbi abonentët privat dhe familjarë në lidhje me dokumentacionet e energjinë elektrike. Ky aksion në ditët në vazhdim do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do përfshijë rreth 1100 abonentë. 

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin e abonentëve familjarë dhe atyre privatë në lidhje me energjinë elektrike.
Aksioni masiv nisi sot në Tiranë dhe do të vazhdojë në ditët në vijim, duke u shtrirë kështu në të gjithë vendin.
Ky aksion sipas OSSH-së konsiston në kontrollin mbi kontratat e qytetarëve me OSSH-në, në mënyrën dhe masën e faturimit të energjisë elektrike.
Gjithsej do të jenë 1100 abonentë të cilët do ti nënshtrohen këtij kontrolli.
Sipas kreut të OSSH-së Sait Dollapi, ky proces është pothuajse i njëjtë me regjistrimin që i bëhet popullsisë, pasi çdo abonentë do të ketë formularin e vetë të furnizimit me energji elektrike.
Dhe sipas Dollapit ky formular do të përmbajë treguesit teknikë, që kanë të bëjnë me mënyrën e marries së energjisë, sistemin e matjes, pikën e furnizimit, por dhe adresën e saktë, niveli i faturimit dhe elementë të tjerë të sigurisë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›