OSSH NJ KABLLO E DMTUAR LA SUKTHIN PA DRITA
Carja e kabllos tokesor te energjise elektrike nga punimet ne rruge ka shkaktuar nje avari te rende qe i ka kushtuar zones erresiren. Prej disa ditesh ne pjese te ndryshme te Sukthit deklarohet te kete pasur mungese te energjise. Ne vendin ku ndodhej shtepia e Xhekeve ne afersi te Kantines se Veres energjia mungonte nga pasditja e se merkures. I kontaktuar nga gazeta Shqip ne lidhje me situaten dhe shkaqet e saj personi pergjegjes per defektet teknike ne zonen e Shijakut qe mbulon edhe Sukthin Ismail Mece tha se carja e kabllos eshte bere nga tre individe dhe brigada ka nisur punen per riparimin e defektit. Punimet jane bere per kabina te ndryshme dhe vetem dje po punohej per te kthyer energjine ne zonen ku jetonin Xheket. Prej ditesh mijera banoreve nuk u eshte ofruar energji elektrike ndersa shkaktaret e kesaj situate nuk jane vene perpara pergjegjesise.