E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri per shkak te mungeses se energjise

Policia

Ne menyre te menjehershme pas marrjes se njoftimit per rastin ne familjen Xheka ne vend kane shkuar drejtues te Policise se Qarkut Durres sherbime policie drejtues te pushtetit vendor prefekti i Qarkut dhe kryetari i Bashkise Durres. Po keshtu te njoftuar nga sherbimet e salles operative ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe sherbime te zjarrfikeseve te qytetit urgjences se spitalit rajonal Durres etj. Nga veprimet paraprake hetimore mendohet se shkaku i vdekjes eshte asfiksia nga gazrat e shkaktuar prej nje zjarri te rene ne nje nga qoshet e dhomes ku ndodheshin femijet. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet te jete nje qiri i ndezur per ndricim si rezultat i mungeses se energjise elektrike. Ne momentin e ngjarjes ne banese nuk ishte asnje nga prinderit. Babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen per shkak te konflikteve familjare ndersa nena qe prej pasdites ndodhej ne pune. Policia e Qarkut Durres shpreh solidaritetin e saj dhe bashkohet ne dhimbjen e familjareve te kesaj ngjarjeje te rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›