E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Golaj apel shtetit per gjetjen e vëllait te madh

Familiarë të Jani Golajt dhe Sotir Golajt, trupi i të cilit ende nuk eshte gjetur i bejne thirrje strukturave shteterore te sjellin sa me pare te dy trupat e pajete ne Shqiperi. Nderkohe vazhdojne kerkikmet per gjetjen e trupit te vellait te madh Sotir Golaj 

VLORE-Pas identifikimit të trupit të gjetur dy ditë më parë në ujërat e Kroacisë i cili i përkiste Jani Golajt, kamera e News 24 ka shkuar në këtë familje e cila është e pushtuar nga dhimbjet dhe lotët. Familiarë të Jani Golajt dhe Sotir Golajt, trupi i të cilit ende nuk eshte gjetur i bejne thirrje strukturave shteterore të thellojne kerkimet dhe te sjellin sa me pare te dy trupat e pajete te vellezerve Golaj per t’i bere edhe ceremonine e lamtumires.
Trupi gjetur dy dite me pare ne ujrat kroate, i perket Jani Golajt, me i vogli i dy prej vellezerve të humbur. Nje gje te tille e kane konfirmuar te aferm te familjes Golaj qe ndodhen ne Dubrovnik te Kroacise, qe kane bere identifikimin e kufomes dhe sjelljen e trupit te pajete ne Shqiperi. Nderkohe qe vazhdojne kerkikmet per gjetjen e trupit te vellait te madh Sotir Golaj. Nje barke me tre persona ne bord u te cilit kishin dale per te peshkuar u zhduk nga ujrat shqiptare me 18 janar e ndersa prej 7 ditesh kjo tragjedi ende nuk ka gjetur fundin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›