E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH-ja blihet nga kompania çeke “CEZ”

Pas shitjes së Operatorit të Sistetimit të Spërndarjes tek çeket e “CEZ”, drejtori i IFC-së në Tiranë Shahbaz Mavaddat, ka treguar detajet e transferimit të borxhit prej 60 milion eurosh nga OSSH-ja tek Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. 

TIRANE- Javën e kaluar qeveria shqiptare nëpërmjet një vendimi i transferojë një borxh prej 60 milion eurosh nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes drejt Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Pas nënshkrimit të kontratës të shitjes së OSSH-së tek çekët e CEZ, Shahbaz Mavaddat drejtori i IFC-së dega e Bankës Botërore shpjegon detajet e transferimit të borxheve.

“Dokumentat e tenderit janë lëshuar në bazë të deklaratave të kualifikimit të 2007-ës. Kjo është edhe data kur dokumentat e tenderit janë dhënë. Çmimet e tenderit janë pranuar në bazë të këtyre dokumentave. Që atëhere e deri tani çmimet e importit të energjisë janë rritur dhe ka pasur shumë humbje ndaj ishte e nevojshme që të bënim një rregullim në çmim dhe në sasinë e transfertës së borxhit. Shumica e borxhit u la në regjistrat e kompanisë së re. Kjo kompani e fillon punën me 150 milion euro borxh aq sa është deklaruar që në fillim të procedurave.“ u shpreh Mavaddat. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›