Shkarkimet në Fierzë, Stojku: Situata nën kontroll
Drejtori i KESH-it Muharrem Stojku në një linjë telefonike për "Ora News" theksoi se edhe pse kanë nisur shkarkimet në Fierzë nuk ka rrezik për përmbytje. Sipas tij situata po monitorohet nga ekspertët dhe garantoi se nuk do të ketë përmbytje pas shkarkimeve të ujit në Fierzë. Ai shtoi gjithashtu se KESH do të fillojë të intesifikojë prodhimin dhe eksportin e energjisë elektrike duke theksuar se do të prodhohet 29 milionë kilovat orë në ditë dhe do të eksportohet 15 milionë kilovat orë në ditë.