Greqia përgatitet të aktivizojë një paketë financiare
Kryeministri i Greqisë ka thënë se vendi i përfshirë në borxhe po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të eurozonës dhe FMN. Por kryeministri Papandreu këmbënguli se vendi nuk kishte falimentuar.
Ishte gjatë debateve në parlament mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë greke që kryeministri erdhi shumë pranë pranimit se vendi ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës ndërkombëtare financiare.
Gazetat greke janë të bindura tashmë se kapitullimi është vetëm disa ditë larg, ndërsa ekipe nga BE dhe FMN do të jenë në Athinë të hënën. Njerëzit më të pasur të Greqisë kanë lëvizuar 13 miliardë dollarë jashtë në javët e fundit dhe shqetësimet e tyre duket se po kalojnë dhe te kursimtarët modestë që kanë filluar gjithashtu të tërheqin fondet.