Ministria e Financave 20 i korrupsionit ne Bashki

Ministria e Financave hedh poshte edhe nje here shpifjet dhe mashtrimet e rradhes se deputetes se Partise Socialiste znj. Mimi Kodheli per korrupsion ne procesin e pajisjes me kasa fiskale. Ministria e Financave deklaron se procesi i licencimit fillestar te kompanive ka qene teresisht i hapur dhe transparent ku kane marre pjese vetem pese kompani dhe qe te pesta jane shpallur fituese ne fazen e pare.
Nje nder kushtet e gares ka qene dhe plani i bizneseve te kompanive vleresuar me pike ku kompanite kane paraqitur ne menyre te detajuar dhe specifike edhe cmimet referuese per modelet e kasave qe do te instalonin dhe qe i pergjigjeshin kritereve te ligjit. Dhe qe nga ai moment cmimet e paraqitura jane afersisht te njejta me cmimet qe ata po operojne ne treg.
Nderkohe Ministria e Financave hedh poshte dhe pretendimin per cmimet e kasave te cilat bazohen ne llogaritjet e 20 qe ka bashkia e Tiranes .
Sipas Ministrise se Financave kompanive qe i vendosin pajisjet fiskale norma e fitimit vijon nga 8 - 14 sipas tipit te kasave dhe llojit te kompanise dhe per kete ceshtje administrata tatimore do te vijoje ti mbikqyre nga afer cmimet e operimit ne treg.