E Diel, 1 Nëntor 2026

Saba D'Elia :Italia do të investojë edhe në bujqësinë shqiptare

Italia do të vijojë investimet edhe në bujqësinë shqiptare është shprehur Ambasadori i Italisë në Tiranë Saba D'Elia si pjesë e rëndësishme e Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri. Ambadori D'Elia shprehu mbështetjen prej rrjetet e organizmave jofitimprurëse dhe bizneset e teknologjive agroushqimore që veprojnë në komunat dhe fshatrat e disa rretheve të vendit. Konferenca për Zhvillimin rural dhe Vlerësimin e Territorit vijoi stinën e bashkëpunimit italo shqiptar në Muzeun Historik Kombëtar me shfaqjen e një video montazhi si kronikë e eksperiencës historike mes dy vendeve të realizuar pas një vëzhgimi afro 20 vjecar nga gazetari i bujqësisë Fuat Memeli. Perspektivat e mbështetjes së zhvillimit rural u prezantuan në monitor nga Drejtori i Kooperimit italian Dr. Flavio Lovisolo ndërsa politikat e reja rurale u treguan nga Gregor Gjeci drejtor i politikave bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë. Njëkohësisht konferenca u ilustrua dhe me pjesëmarrjen e disa banorëve të Malësisë së madhe të veshur në mënyre simbolike me kostumet popullore të Veriut të Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›