Propozimi për KLD- në, Berisha: Topi po dhunon Kushtetutën
Tiranë- Kryeministri Sli Berisha ka deklaruar se Presidenti Topi ka shkelur kushtetutën me propozimin e tij për nënkryetarin e KLD- së.
Në një konferencë për mediat ai u shpreh se nuk ka një ngërç mes Parlamentit dhe KLD- së dhe sipas tij Presidenti po përpiqet të dhunojë Kushtetutën.
Që kur KLD është bërë me nënkryetar ai ka qenë një përfaqësues i parlamentit. Kjo me Presidentin, Mejdani, Moisiu dhe me Topin. Por tani kur nënkryetari i tij u shkarkua pas tre precedentësh për qëllime të padenja për një zyrtar, ky do të përmbysë përcaktimin e Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përmbysë precedentit pasi humbi nënkryetarin. Don tani ta mbyllë mandatin me një akt si ky. Nuk ka një përplasje mes amzhoracës dhe presidentit. Ka një qëndrim të papranueshëm ndaj Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese, ndaj precedentit te vendit. E ka paracaktuar Kushtetuta derisa ka qenë taksative për 9 gjyqtarë dhe derisa e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Kushtetuta nuk thotë që nënkryetari të zgjidhet nga këta 9 gjyqtarë- tha Berisha
Më tej ai tha se mazhoranca është e vendosur të respektojë institucionin e Presidentit dhe Topi do të mbyllë ditë më ditë sa i përket mazhorancës mandatin e tij, ne respektojmë institucionet kushtetuese.