Obama: Brenda vitit largohen trupat nga Iraku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama lajmëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda fundit të vitit 2011.
Me këtë deklaratë Obama konfirmoi fundin e luftës së nisur në Irak në 19 mars të vitit 2003 nga George W. Bush.
"Pas nëntë vitesh, lufta në Irak do të marrë fund, ushtarët do të tërhiqen dhe do të kthehen në shtëpi brenda festave të fundvitit", u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë duke theksuar se u mbajtën premtimet.
Diku 39 mijë trupat e mbetura amerikane në Irak duhet të tërhiqen deri në fund të këtij vitit nga Iraku pas një pajtimi bilateral që mbetet në fuqi, meqë nuk është zëvendësuar, deri tani, me ndonjë marrëevshje të re për periudhën pas vitit 2011.