E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj edhe 60 ditë arrest shtëpiak

Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak. Lajmin për vazhdimin e masës së arrestit e konfirmoi për mediat kosovare avokati i tij Tahir Rrecaj.

Ai tha se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme.

“Tani pres vendimin e Gjykatës Supreme sepse vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore”, tha Rrecaj për mediat.
Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›